2024 BMW i5 M60. A është kjo makina më e mirë elektrike që ka prodhuar BMW ?
BMW nuk është aspak e re në tregun e makinave elektrike, përkundrazi ata kanë qenë mjaft të shpejtë në përshtatjen me tregun e makinave elektrike. Performanca më e lartë deri më sot ka ardhur nga i7, por në Prill të 2024 seria 5 është duke marrë luksin e të pasurit një makinë elektrike gjithashtu.
I5 ofron gjithashtu shumë ngjashmëri me motrën e saj të furnizuar me karburant naftë ose benzinë. Interiori është tepër luksoz dhe karakterizohet nga stili magjik i BMW. Nuk duhet të harrojmë performancën e lartë e cila mund të themi që me këtë model elektrik fuqizohet akoma me tepër.
I5 e 2024 vjen në dy modele : i5 eDrive40 dhe i5 M60 të cilin do ta vlerësojmë sot.
Dizajn dhe Interior
BMW i5 M60 është seriozisht një makinë e bukur që ndoshta ofron më shumë se çdo gjë rreth dizajnit perfekt. Grilat e pëerparme edhe pse jo funksionale, nuk kanë ndryshuar shumë, gjë e cila është pritur mirë nga klientët duke pasur parasysh që modelet m3 dhe m4 nuk janë pritur aspak mirë me grilat e tyre të tejzgjatura.
Pjesa e përparme e makinës është e gjatë dhe e bukur me një kofano me kënd. Fenerët janë dizenjuar estetikisht të hollë me lazer lights, për tju përshtatur stopave të pasëm duke sinkronizuar ndricimin e jashtëm të makinës. Grilat e përparme nuk bëjnë sens pasi në makinat elektrike nuk ka radiator dhe furnizim të motorrit me ajër por janë lënë të tilla për të mos humbur identitetin e BMW.
Interiori vazhdon trendin e dizajneve fantastike. Kjo makinë është një imazh i ngjashëm me i7 por pa opsionet të cilat e bëjnë i7 të jetë mbi të tjerat.
Në kroskot do të keni një ekran 12.3″ duke treguar kilometrazhin dhe instrumenta të tjerë dhe një navigator 14.9″. Sediljet janë prej një materiali lëkure tepër cilësor premium të punuar me dorë.
Teknologjia, informacion dhe driver assist.
Siç u përmend, BMW i5 përmban një ekran të madh në pjesën e përparme si për monitorimin e kilometrazhit dhe instrumenteve ashtu edhe për informacione të tjera.
Makina vjen me sistemin e operimit iDrive 8.5 të BMW tek i cili BMW po kryen përmirësime shumë të nevojshme. Sidoqoftë CarPlay mbetet akoma software më i mirë në drejtimin e automjetit dhe përshtatjen me instrumentat e tjerë si google maps, android music play etj.
Në përgjithësi, iDrive 8.5 është mjaft i lehtë për tu naviguar. Sistemi ju lejon të vendosni miniaplikacione në një ekran bazë për të parë informacionin që ju nevojitet kur jeni duke drejtuar, dhe një nga ato miniaplikacione mund të jetë në fakt një dritare për CarPlay nëse nuk dëshironi që CarPlay të jetë me ekran të plotë. Ju gjithashtu mund të zhyteni në një rrjet aplikacionesh, megjithëse të kuptoni se cilin aplikacion të përdorni për funksione të caktuara mund të jetë pak konfuze.
Eksperienca në drejtimin e automjetit.
Të drejtosh një BMW i5 M60 është një eksperiencë e shkëlqyer
Makina është dinamike, të përgjigjet shpejtë dhe ka siguri të lartë në rrugë.
M60 ju ofron dy motorra të cilët fuqizojnë 593 kuaj fuqi dhe kjo mjafton për një start nga 0 ne 100 per 3.7 sekonda duke e vendosur i5 M60 në top 5 makinat elektrike më të shpejta në botë.
Rendimenti dhe karikimi
Një paketë baterie 81,2 kw/orë e fuqizon makinën, dhe në i5 M60, kjo përkthehet në një distancë disi zhgënjyese prej 380 deri në 400 km, në varësi të konfigurimit tuaj. Nuk është për t’u habitur që modeli më i fuqishëm ka një distancë më të ulët – ju mund të arrini 470 km me konfigurime të caktuara të i5 eDrive40.
Makina mbështet një shpejtësi karikimi deri në 205 kW, që nuk është keq – megjithëse ne dëshirojmë që të ishte më e shpejtë. Shumë automjete elektrike mbështesin një shpejtësi karikimi prej të paktën 250 kW.
Konkluzioni
Modeli i5 M60 i 2024 është një model vërtet mbreslënës me një teknologji e cila po konkuron tregun elitar të makinave elektrike. Luksi, komoditeti dhe siguria e BMW i5 M60 janë të pakrahasueshme me makinat e tjera elektrike por distanca e shkurtër që mund të përshkruaj me një karikim i ul pikë mjaftueshëm për mos ta vendosur në krye të listës.